Shoqata e Shkrimtarëve "Feniks" shënon "Flakën e Janarit"
Lokale

Shoqata e Shkrimtarëve "Feniks" shënon "Flakën e Janarit"

19.Jan.2016 09:21
0
Shoqata e Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë, në kuadër të "Karvanit të Shkrimtarëve të Luginës shënoi edhe manifestimin mbarëkombëtar "Flaka e Janarit" 2016".

Ky  Karvan filloi nga Gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë dhe do të vazhdojë edhe në shkolla të tjera të Luginës dhe më gjerë, theksoi para të pranishmëve kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, shkrimtari Bilall Maliqi. 

Ai më tej shktoi se Manifestimi “Flaka e Janarit”është e një rëndësie të veçantë. 

“Flaka e Janarit” shënohet në shumë qytete shqiptare, andaj edhe ne në mënyrë modeste po e shënojmë këtë Manifestim me rëndësi kombëtare duke i nderuar të gjithë të rënët për liri, të cilën liri tani ne gjeneratat tona e gëzojmë”, shprehet Maliqi. 

Ai përmendi edhe bashkëpunimin e mëhershëm që kishte me Grupin letrar “Migjeni”, konkretisht me poeteshën e ndjerë Sadete Preshevën, e cila gjithherë i ka shënuar këto data të rëndësisë jetike për kombin tonë. 

“Poetesha dhe profesoresha e ndjerë Sadete Presheva, na ka lënë si trashëgim shënimin e “Flakës së Janarit” dhe ne tani po mundohemi që t’i kujtojmë përmes këtij Manifestimi të gjithë të rënët për lirinë “ tha ai. 

Kryetari Maliqi, poashtu foli edhe për rëndësinë e “Karvanit të Shkrimtarëve të Luginës. 

“ Këto orë letrare që po mbahen dhe do të mbahen në vazhdim nga Karvani, kanë rëndësinë e vet, sepse përpos që janë edukative, ato edhe nxisin krijuesit e rinj të merren aktivisht me shkrime”, shprehet kryetari Bilall Maliqi për portalin Titulli.com. 

Vlen të theksohet se në këtë orë letrare morën pjesë dhe lexuan poezitë e tyre, Bilall Maliqi, Demush Berisha, Selajdin Salijesor, Herolinda Slaihu, Ramize Halimi, dhe Fitore Haliti.

Pati recitime edhe nga nxënësit e shkollës, Arsim Hafizi, Esra Nuhiu dhe Qëndresa Ismaili. 

“Karvani i Shkrimtarëve të Luginës”, në të ardhmen do të vizitojë edhe disa shkolla të tjera në Luginë dhe jashtë saj./Titulli.com/

PVD e gatshme të shpëtojë Preshevën nga gjendja katastrofale
Punësimi në Bujanoc dhe Preshevë në rënie të vazhdueshme, gratë nuk arrin as 20%
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration